Sytë e tu
Urrejtjen mbytëse jetova,
Përmbysjen vrasëse ashtu,
Dhe prap të gjitha i harrova.
Që kur takova syt' e tu.
Po! Syt' ikonë bizantine,
Fytyr'e zbehtë si qiri,
Gjith' qenia tënde, deg' dafine,
Një vetëm shprehte: dashuri!
Dhe u përule para meje,
E çqetë-qetë pa mbarim,
Sikur të kesh para teje
Të njerëzimit mbar'trishtim.
I prekur thell nga mallëngjimi
Çlironjës ra i pari lot.
Ti më shpëtove nga dyshimi
Mos vuajtja ime isht' e kot!
Në rrugën time të munduar
U derdh e qet' një drit' e re,
Dhe zëmra im' e torturuar
Rigjeti shtegun për n'atdhe.
E para ishte vajza jonë,
Që erdfh' e ndënji te un' në hije
Dhe fshiu plagë dhe demonë
Me buzët e njoma të një fëmije.
pergatitur nga Ledia Dushi