Mihal Zallari

1896-1976 / Frashër

Pranverë

Eshtë një ajër i lehtë rreth nesh,
Shëronjës,
Edhe një diell, i ngrohtë, që qesh
Çlironjës.
Lule mbulojnë fushë dhe shteg
Me erë,
Zogjtë këndojnë degë më degë:
Pranverë!
Ju puth me mall!
Thua ish dimri, që na mësoi
Të çmojmë,
Dimri i ashpër, që na tregoi
Të rrojmë?
Shoh qiell' e qart', shoh syt' e tua
Të ëmbël,
Paqe e qetë derdhet mbi mua
Në zemër.
I.XI. 47
137 Total read