Irma Kurti


Vetmia Më E Keqe

U desh të kalojë një jetë

që të kuptoj se vetmi

s'do të thotë të jesh vetëm,

por e rrethuar me njerëz.

Me të afërm, të njohur,

me buzëqeshje plot,

me ata që të rrahin krahët,

pastaj të ngulin thonjtë.

Të jesh vetëm do të thotë

të kesh përreth njerëz

që s'arrijnë të të kuptojnë,

lotët t'i marrin për dobësi

dhe për heshtjen tënde

të etiketojnë

si të çuditshme

e të ftohtë.

Të ndjesh vështrime

që të shpojnë si gjëmba,

të mblidhesh si kërmill

rreth vetes,

të dëshirosh në një cep

të qash në heshtje.

Mes njerëzve… kjo është

vetmia më e keqe.
96 Total read