Irma Kurti


Do Të Kem Nevojë Për Ty -

Unë do të kem nevojë për ty

në ditët e dimrit,

kur shiu bie pareshtur

e pikat ngjasojnë me lotët

që rrjedhin nga shpirti im.

Do kem nevojë netëve të gjata,

kur flokët e dëborës në heshtje

do të puthin tokën,

si mijra telegrame që mbërrijnë

nga një tjetër botë.

Dhe atëhere kur të jem e gëzuar,

se lumturia e trishtimi janë fqinj,

nuk i ndan asnjë hap,

gazi shndërrohet në melankoli

në një çast.

Do të kem gjithnjë nevojë,

ndaj të lutem…

kujdesu për veten!
90 Total read