Ka një park ku vetëm rri shikon
Edhe në darkë dhimbje dha të shtogve
dridhje shpirti parkun e kënaq
Trotuarët tingujt vuajtjet vallëzojnë mbi park
E pas me hap një tren harresash
mundohet të më kapë
E në krahë kam netët
Që ëmbël më vajtojnë
E parë kthema vajzën
Që lehtë ti këndoj
Më kane thënë se e kanë parë
Mbi një lot duke qarë
Dua sytë ti shoh prapë
Ti flas fjalë si i marrë
Në errësirë flokët mi prek
Goten time kanë lënduar
Arome e vajzës po më pret
Nuk më le as për tu larguar
Para meje buzëqesh nga pas liqenit gri
Unë lundroj mbi valët e ndjenjës time
që nesër do të më ikë
Mërmëritet që vrapojnë pa mua nëpër shi
Ndezin vonë në park një dritë kujtimesh
dhe i shuajnë përsëri
E në krahë kam netët
Që ëmbël më vajtojnë
E parë kthema vajzën
Që lehtë ti këndoj