Ervin Hatibi

Tirana

Nate Shkurti

Të shtëna
Nata shpohet e pikon
U mbush qyteti me ujë prej macesh
Të shtëna, të shtëna
Rrëzohet gjumi përmbi nënat
Rrjedh nëpër udhë qumështi i gjirit
Valiumi
Frika qytetare, meshë e mekur nën bankat e drunjta
Të shtëna të shtëna
Zhurmojnë nëpër qepalla këpucët e rënda
Me këmbë të mitura ushtarësh brenda.
186 Total read